Girona ka shënuar dy gola të shpejtë në takimin e tyre në shtëpi ndaj Real Madridit duke kaluar në epërsi nga disavantazhi.
Vendasit arritën ta gjejnë golin e barazimit në fillim të pjesës së parë me anë të sulmuesit, Christian Stuani.
Stuani arriti të shënoj golin e barazimit nga afërsia në minutën e 54-të të ndeshjes.
Pas këtij goli, Girona mori zemër dhe u hodh me të gjitha forcat në sulm, duke arritur të shënoj edhe golin e epërsisë dhe të përmbys gjithçka.
Ishte sulmuesi tjetër, Portu, i cili shënoi për 2-1 një gol të bukur me thembër në minutën e 59-të. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?time_continue=4&v=Q4cvUEYL0wU