Site icon Telegrafi

Girona ‘likuidon’ Barcelonën, shkruan historinë për vete dhe ‘asiston’ Real Madridin 

Girona ka shënuar fitore ndaj Barcelonës me rezultat 4-2 në kuadër të derbit të javës së 34-të të La Ligas.

Kjo fitore e befasisë së këtij edicion, ka bërë që Girona të sigurojë një vendin në Ligën e Kampionëve për edicion 2024/25, ndërsa e shpalli matematikisht edhe Real Madridin kampion të La Liga.

Ndeshja nisi në mënyrën më të zjarrtë, pasi u shënuan dy gola që në start. Andreas Christensen shënoi në minutën e tretë (1-0), ndërsa Artem Dovbyk barazoi pas një minute (1-1).

Barcelona shkoi në pushim me epërsi, pasi Robert Lewandowski shënoi nga pika e bardhë për 2-1.

Por në mesin e pjesës së dytë, Girona shpërtheu dhe rrëmbeu lojën.

Portu në minutën e 65-të shënoi për 2-2, ndërsa pas tre minutash Girona mori epërsinë me golin e Miguel Gutierrez për 3-2.

https://twitter.com/centregoals/status/1786819123353100313

Në minutën e 75-të, vendasit siguruan fitoren me golin e dytë personal të Portu për 4-2.

https://twitter.com/centregoals/status/1786820889863987549

Deri në fund edhe pse Girona ka mundur të shënojë gola të tjerë, nuk ia arriti, por fitorja e madje historike erdhi.

Girona me 74 pikë është në vendin e dytë, duke siguruar Ligën e  Kampionëve, ndërsa Barcelona mbetet e treta me 73 pikë. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore
Exit mobile version