Telegrafi

Giro d’Italia: Tejay van Garderen fiton etapën e 18, Dumoulin kryeson renditjen

Photo: Jim Fryer / BrakeThrough Media | brakethroughmedia.com

Tejay Van Garderen është fituesi i etapës 18 në Giro d’Italia.

Çiklisti i formacionit BMC ka triumfuar në shtegun e gjatë 137km nga Moena në Ortisei me kohë prej 3hr 54min 03sek. Amerikani ia doli të mposht në vijën e cakut spanjollin Mikel Landa i formacionit Team Sky.

Kjo është fitorja e parë e skuadrës BMC në Giro d’Italia, ndërsa Van Garderen nuk është pritur të shkel në shkallën e parë të podiumit.

Në klasifikimin e përgjithshëm të Giro d Italia, vazhdon të kryesojë holandezi Tom Dumoulin, që ka +31 sekonda avantazh nga kolumbiani Nairo Quintana.

Java finale përfshin etapat më të vështira malore, ndërsa e 19-ta do të garohet nga San Candido në Piancavallo që ka gjatësi prej 191 km.

Gara prestigjioze “Giro d’Italia” përfundon më 28 maj. /rtvdukagjini/