Përzgjedhësi i Kosovës, Alain Giresse e konfirmoi në konferencën për media se mbrojtësi Edvin Kurtulus iu është bashkuar kombëtares së Suedisë.
Kurtulus ishte kapiten i Kosova U21 dhe së fundmi u ftua edhe nga ekipi A i Kosovës nga Giresse.
Megjithatë, Kurtulus ka vendosur të mos i bashkohet Kosovës, por Suedisë, aty ku edhe luan futboll profesionist.
Trajneri francez se zgjedhjet e lojtarëve ishin sportive, ndërsa për mbrojtësin tha se ishte zgjedhje e tij largimi nga Përfaqësuesja e Kosovës.
“Këto janë zgjedhje sportive. Edvin Kurtulus ka shprehur dëshirën t’i bashkëngjitur Suedisë”, ka thënë fillimisht Giresse.
“Me pjesën e mbetur do t’u përgatisim katër ndeshje. Pres pyetjet tuaja”, përfundoi francezi. /Telegrafi/