Telegrafi

Giresse komenton suksesin e Ballkanit në Ligën e Konferencës, ndalet edhe te ftesat për lojtarët e futbollit vendor

Përzgjedhësi i Kosovës, Alain Giresse, është ndalur te suksesi i Ballkanit në garat ndërkombëtare, duke shtuar se ky sukses ka bërë që të ketë dy lojtarë të ftuar nga kjo skuadër për ndeshjet e shtatorit.

Giresse ka ftuar Ilir Krasniqin (Llapi), Lindon Emerllahu dhe Lumbardh Dellova (Ballkani), ndërsa mungesa e mbrojtësve anësorë si Mërgim Vojvoda dhe Leart Paqarada, kanë rritur presionin për një ftesë për Armend Thaqin, i cili ka shkëlqyer në Ligën e Konferencës në Evropë.

“Është shumë pozitiv fakti që Ballkani luan në Evropë dhe kjo kontribuon shumë në futbollin vendor. Besoj që sukseset e ekipeve kosovare si Ballkani dhe Drita bën që ne të kemi lojtarë vendorë në listën e Kosovës”.

“Padyshim sukseset e ekipeve vendore kanë bërë që futbolli vendor të jetë më cilësorë. Nga ky futboll kanë dalë lojtarë si Muriqi, Zhegrova, Rrahmani, Rashica”, ka thënë Giresse.

Ai ka shtuar se këta lojtarë të rinj nuk i nënçmon dhe nuk janë aty vetëm për ta kompletuar listën, ndërsa sa i përket minutave, ai ka thënë se do të varet nga loja. /Telegrafi/