Alain Giresse është i kënaqur me punën që ka te Përfaqësuesja e Kosovës.
Trajneri francez ka folur në konferencë për shtyp para përballjes me Qipron që zhvillohet të martën në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.
Giresse ndër të tjera ka thënë se është i kënaqur te Kosova dhe synon që t’i dërgojë në një tjetër nivel Dardanët.
“Deri më tani jam i kënaqur te Kosova, jam duke punuar në kushte shumë të mira”.
“Këta futbollistë që kemi duhet të bëjnë progres. Duam ta dërgojmë ekipin në një tjetër nivel”, u shpreh trajneri francez.
Giresse ndër të tjera tha se kërkon vetëm fitoren ndaj Qipros të martën mbrëma për ta mbyllur të dytët në grup.
“Nesër e kemi ndeshjen e radhës. Qëllimi është fitorja ndaj Qipros që ta mbajmë pozitën e dytë në tabelë”, u shpreh Giresse. /Telegrafi/