Telegrafi

Giresse: Ishte fitore e merituar, sa i përket asaj çfarë ndodhi në fushë mund të diskutojmë pafund

Alain Giresse në konferencë (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Kosova reagoi pas humbjes me Greqinë, duke triumfuar 3-2 ndaj Irlandës së Veriut në Ligën e Kombeve. Trajneri Alain Giresse e cilësoi tepër të rëndësishme këtë fitore, teksa foli edhe për “finalen” e 12 qershorit ndaj Greqisë në Volos.

“Rëndësi ka që fituam ndeshjen, ishte një fitore e merituar. Sa i përket asaj çfarë ndodhi në fushë mund të diskutojmë pafund, rëndësi kishte fitorja”.

“Reagimi i treshes së mesfushës ishte i duhur, ai që prisnim. Dresevic dhe Muslija sollën freski në mesfushën tonë, jemi të kënaqur”.

Lexo po ashtu Kosova e mrekullueshme në triumfin ndaj Irlandës së Veriut

“Kërkesa ime që lojtarët e krahut të ndihmonin edhe në mbrojtje? Po, sepse nuk mund të parashikojmë rrethanat e një ndeshjeje. Është situata e lojës që na detyron ndonjëherë të rikthehemi për të ndihmuar mbrojtjen, por nuk ndodhi sepse unë u kërkova të riktheheshin”.

“Rrudhani ia doli, ishte ndeshja e parë, ai bëri një ndeshje shumë të mirë. Ujkanin e njohim, ai është gati sa herë kemi nevojë për të”.

“ Nuk ka nevojë për përgjigje. Nuk jam i kënaqur që do na mungojnë tre lojtarë, padyshim që nuk jam i kënaqur, shtohen problemet. Greqia? Do luajmë me 11 lojtarë”, ka deklaruar përzgjedhësi për SuperSport.