I pari i shtabit teknik të Kombëtares Afrikane, bënë me dije se ai nuk e ka aranzhuar ndeshjen me Kosovën, pas presioneve që kishte nga mediat e Senegalit.
“Së pari shpresoj të luhet një ndeshje e mirë. Kjo është një ndeshje miqësore ku do të shohim nga afër edhe formën e lojtarëve tanë dhe të kërkojmë maksimumin. Sa i përket Kosovës nuk e njoh asnjë lojtar të saj. Ende nuk e kam marrë listën e lojtarëve të tyre dhe nuk e di se kush janë lojtarët e tyre. E di se kanë mungesa nga ndeshja e kaluar me Haitin, dhe kanë pasur vështirësi në grumbullimin e tyre”, u shpreh Giresse për arenën, duke mos dhënë garanci nëse Demba Ba do të luajë nga fillimi.
Kosova deri më tani ka luajtur dy miqësore, atë me Haitin (0:0) dhe të mërkurën me Turqinë (humbën 1:6), por që trajneri francez nuk ka shfrytëzuar ndonjë sekuencë nga ky takim. “Jo, nuk e kam parë asnjërën nga këto ndeshje”, tha ai. /Arena/Telegrafi/