Trajneri i Kosovës, Alan Giresse, “ ka pranuar” në njëfarë mënyre humbjen nga Greqia duke deklaruar se këto janë mundësitë e Dardanëve.
“Kjo ndeshje e komplikon punën. Ishte shumë e vështirë përballë Greqisë. Nuk e patëm në kontroll topin, kishim shumë vështirësi, sidomos gjatë pjesës së parë. Tentuam pak në pjesën e dytë, por nuk ia dolëm”.
“Duhet të punojmë shumë për t’u përmirësuar, për të rritur potencialin e lojtarëve. Sot (e diel) u ndie mungesa lojtarëve. Kemi nevojë për kontributin e gjithsecilit për të përballuar një ekip si Greqia”.
“Kemi tentuar të ndryshojmë lojën gjatë pjesës së dytë, kemi tentuar të ndryshojmë formacionin, por gjendja e tillë është, duhet të shohim përpara”, ka deklaruar trajneri për SuperSport.
Kosova pësoi humbje prej 2-0 në ndeshjen e katërt në Grupin 2 të Ligës C në kuadër të Ligës së Kombeve që u zhvillua në Panthessaliko Stadium në Volos. /SS/