Site icon Telegrafi

Gipsy Groove sjellin muzikën ballkanike sonte në Prishtinë

Bendi i njohur kosovar Gipsy Groove, i cili njihet për muzikën unike të gjithë vendeve të Ballkanit, sonte (e shtunë) do të prezantohet në qendër të Prishtinës, përkatësisht në klubin e madh të kryeqytetit – Zone Club.

Gipsy Groove ka gjashtë anëtarë dhe ky është mbase bendi i vetëm multi-etnik i cili përfshin rom, shqiptarë dhe turq në një grup të vetëm, të cilët i bashkon muzika më shumë sesa mund t’i ndajë përkatësia e tyre etnike.

Dhe mu ky fakt ka kontribuar që bendi të krijojë muzikë shumë unike që është miks i kulturave, këngëve dhe traditave të gjithë popujve të Ballkanit, e cila pëlqehet në secilin vend të rajonit, duke përfshirë edhe Kosovën, ku Gipsy Groove po ashtu bën muzikë.

“Performanca e Gipsy Groove sonte në Zone pritet të jetë një ngjarje tërësisht unike e cila do të sjell muzikë për qejfin e qindra njerëzve të cilët e duan artin, kreativitetin dhe muzikën e mirë. Ne besojmë se të gjithë do të kënaqen sonte në Zone, e sidomos klientët tanë të rregullt të cilët i duan shumë befasitë e tilla të cilat i përgatisim ne zakonisht”, ka thënë Petrit Kllokoqi, bashkë-pronari i Zone Club.

Por sonte në Prishtinë bendi premton se do të dhurojë atmosferë të jashtëzakonshme, dhe të gjithë ata që e duan një natë më ndryshe me këngët e preferuara të zhanreve të ndryshme duhet të jenë në Zone Club, klubin më të madh të natës në Prishtinë ku do të performojnë Gipsy Groove.

Exit mobile version