Telegrafi

Giovinco nuk do të largohet nga Juve

Të enjten, Corriere Dello Sport njoftoi se trajneri i Redsave, Rafael Benitez, është duke u përgatitur që të bëjë një ofertë në afatin kalimtar të janarit, mirëpo agjenti i lojtarit, Luca Pasqualin, ka thënë për Goal.com se Giovinco është i lumtur te Juventus.

“Nuk e di se kush erdhi me këtë lajm, por mund të them se Giovinco do të qëndrojë në Torino. Kjo është e vërteta. Giovinco është lojtar i Juventusit dhe ka besimin e trajnerit dhe të klubit”, ka thënë agjenti. /Telegrafi/