Giorgia Meloni, e para femër në krye të qeverisë italiane, këmbëngul që në komunikimin zyrtar të trajtohet në gjininë mashkullore.
Në njoftimet për shtyp thuhet se bëhet fjalë për një mesazh të “zyrës së shtypit të presidentit Giorgia Meloni” ose “siç deklaroi presidenti i Këshillit të Ministrave…”, shkruan gazeta italiane La Repubblica.
Në faqet e Ministrisë së Administratës Publike italiane janë botuar pjesë nga botimi Rekomandime për përdorimin jo seksist të italishtes të vitit 1987, ku në faqen 112 shkruhet se përdorimi i saktë është “President Maria Rossi” dhe jo ” Presidentja Maria Rossi”. Por në dokument thuhet gjithashtu se kur ka një dëshirë të qartë për të përdorur formën mashkullore, nuk është një gabim gramatikor.
La prima donna premier si fa chiamare al maschile, il presidente.
Cosa le impedisce di rivendicare nella lingua il suo primato? La Treccani dice che i ruoli vanno declinati.
Affermare il femminile è troppo per la leader di FDI, partito che già nel nome dimentica le Sorelle?
— Laura Boldrini (@lauraboldrini) October 24, 2022
Në gjuhën italiane, fjala për president është e njëjtë Presidente, dhe gjinia gramatikore përcaktohet vetëm nga artikulli – në gjininë mashkullore il, dhe në gjininë femërore la.
Claudio Marazzini, president i institucionit Accademia della Cruscaa që merret ekskluzivisht me gjuhësinë dhe filologjinë e italishtes, thekson se gjinia femërore është një formë gramatikore legjitime dhe edhe nëse Meloni dëshiron t’i drejtohet asaj në gjininë mashkullore, kushdo mund të zgjedhë formë që ata duan.
Ish-kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Laura Boldrini, e cila po lufton që t’i kushtohet më shumë vëmendje pozitës së gruas, nuk është befasuar nga lëvizja e Melonit.
“Partia e saj quhet Vëllezërit e Italisë, gjithçka rrotullohet rreth burrave, nuk ka njohje reale të gruas në politikën e saj, as me fjalë e as me vepra”, ka thënë një përfaqësuese nga radhët e Partisë Demokratike, raporton gazeta. /Telegrafi/