Telegrafi

Gionee prezanton Steel 2, e shet për vetëm 190 dollarë

Prodhuesi kinez i telefonave të mençur Gionee ka nisur një model të ri. Modeli i ri i telefonit i quajtur Steel 2 është mundësuar nga procesori MT6737 Mediatek me quad-core, dhe ekranin në HD me diagonalen prej 5 inç.

RAM memoria e këtij modeli është 3GB, ndërsa mundësitë e memories së brendshme përfshijnë 16GB dhe 32GB.

Kamerat e telefonit përmban 8MP në pjesën e pasme dhe 5MP përpara. Bateria e këtij modeli është masive me 4,000mAh.

Dimensionet e telefonit vijnë me 144.3×70.5×8.6mm në peshën prej 160g, sistemin operativ Android Marshmallow (6.0)-ndërfaqen Amigo3.5. Çmimi i Steel 2 fillon me 190 dollarë për 16GB.