Telegrafi

Gionee Elife S7 me 5.5mm mund të blihet për 400 dollarë

Elife S7 sjell madhësinë e ekranit me 5.2-inç, rezolucionin prej 1920×1080 pikselëve në Super AMOLED, procesorin MediaTek SoC me 1.7GHz octa-core CPU, 2GB RAM, 16GB memorie të brendshme, kamerën kryesore me 13MP dhe atë të përparmen me 8MP për video chat dhe selfie.

Përveç kësaj, Elife S7 ofron mundësinë e insertimit të dy SIM kartelave dhe lidhjen me rrjetin 4G për të dy kartelat, ndërsa mbështetet nga bateria me 2,700mAh.

Ndërfaqja e telefonit është Amigo 3.0 që është e ndërtuar mbi Android 5.0 Lollipop. Telefoni dallohet për dizajnin shumë të hollë me vetëm 5.5mm dhe mbrojtjen e Gorilla Glass në pjesën e përparme. (Telegrafi)