Site icon Telegrafi

Gimenez në radarin e Interit, gati oferta e lartë për të

Interi është duke kaluar nëpër një formë fantastike këtë edicion.

Skuadra zi kaltër po kryeson në Serie A me plot meritë pasi ende nuk ka pësuar humbje.

Por gjatë afatit kalimtar të janarit, ata duan të shpenzojnë për ta përforcuar edhe më shumë ekipin.

Synimi i zi kaltërve mbetet ta përforcojnë repartin defensivë edhe më shumë.

E në listën e trajnerit Luciano Spalletti, është mbrojtësi fantastik uruguaian Jose Maria Gimenez.

Mediat spanjolle kanë raportuar se Interi do të tentoj transferimin e mbrojtësit qendror qysh në afatin kalimtar të janarit.

‘Neroazzurrët’ janë të gatshëm të ofrojnë rreth 35 milionë euro për ta veshur Gimenezin zi kaltër.

22-vjeçari ka nënshkruar kontratë të re me Atletico Madirdin deri në qershor të vitit 2020.

Ai këtë edicion ka pasur 13 paraqitje në të gjitha garat ku ka shënuar dy gola dhe ka dhuruar një asistim. /Telegrafi/

Exit mobile version