Telegrafi

Gilla: Do të festoj nëse shënoj kundër Milanit

“Po lë gjurmë në Firence dhe po punoj shumë. Nuk guxojmë të gabojmë kundër Milanit. Nëse shënoj, atëherë do të festoj”.

“Jam i sigurt se do të luajmë mirë kundër Milanit. Dëshirojmë të reagojmë pas humbje nga Chievo, por nuk duhet të bëjmë të njëjtat gabime që i bëmë në atë ndeshje”, ka thënë Gilla për Tuttosport. /Telegrafi/