Telegrafi

Gill: Reali nuk ka shanse për Rooneyn

Gill thotë se Djajtë e Kuq nuk janë të gatshëm të humbin ndonjë prej yjeve të veta. Kur është pyetur se Real Madridi do të përpiqet të nënshkruajë me Rooney këtë verë, ai ka bërë një përgjigje të shpejtë: “S’ka shanse”.

“Ai ka kontratë. Nuk dua ta vendos në aspekt kohor, por jam i sigurt se ne do të ulemi me Paul [Stretford, agjentin e Rooney] dhe do të arrijmë një marrëveshje të re. Ai nuk do të shkojë atje. Ai nuk dëshiron të shkojë. Mund të ketë zhurmë, por nuk shqetësohem”, ka thënë Gill. /Telegrafi/