Fundi i viti i gjen të angazhuar tejet shumë artistët tanë me aktivitete muzikore.
Në fakt, para festave të fundvitit shumë këngëtar sjell projekte të reja në programet festive televizive.
Kështu ka vepruar edhe Gili, e cila ka publikuar këngën më të re për fansat dhe publikun shqiptar.
“Loqkoman”, titullohet kënga më e re e biondinës, por të cilën nuk e ka shoqëruar me ndonjë video të veçantë.
Si gjithmonë, për muzikën dhe tekstin e është përkujdesur bashkëshorti i këngëtares, Ilir Berani.
Kujtojmë se ajo gjatë verës ka qenë pjesë e shumë ahengjeve të ndryshme familje.
“Krejt rreth meje” ishte kënga e fundit që e ka sjell gjatë verës, i cili u mirëprit prej adhuruesve. /Telegrafi/