Fevzije Konushevi-Berani e njohur në publik më mirë me nofkën Gili, sot ka një arsye më tepër që të festoj gjatë gjithë ditës.
Këngëtarja shumë e dashur për publikun sot feston përvjetorin e 53-të të lindjes gjersa është pjesë e skenës muzikore që nga vitet e 80-ta të shekullit të kaluar.
Bashkëpunëtori i saj më i madh dhe partneri i jetës është Ilir Berani, me të cilin edhe është e kurorëzuar që nga viti 1990.
Ai me këtë rast ka shfrytëzuar llogarinë personale në Facebook për ta uruar njeriun më të shtrenjtë në botë të tij.
“Urime ditëlindjen zemër! I gëzofsh të gjitha të mirat e kësaj bote! Jeto e lumtur me neve! Të donë shumë Lili, Roki dhe Doni”, ka shkruar Iliri në rrjetet sociale.
Ndryshe, Gili është edhe nënë e dy fëmijëve – djemve, Roberit dhe Redonit gjersa është e njohur për një numër të madh të hiteve. /Telegrafi/