Site icon Telegrafi

Gilardino nuk do të largohet nga Fiorentina

Ka pasur spekulime se disa klube të mëdha janë duke përcjellë sulmuesin pas dështimit të Violas të kualifikohet për në Evropë, por kjo është mohuar nga agjenti i lojtarit.

“Nuk kemi pranuar ndonjë propozim zyrtar nga Napoli. Sidoqoftë, Gilardino nuk dëshiron të largohet nga Fiorentina. Jo vetëm që Alberto nuk dëshiron të largohet nga Firenca, por mund të them se as Fiorentina nuk dëshiron ta lëshojë atë”, ka thënë Giuseppe Bonetto për Violanews. /Telegrafi/

Exit mobile version