Telegrafi

Gilardino do të qëndrojë në Fiorentina

Napoli raportohet se është duke përgatitur një ofertë të vlefshme 21 milionë euro për Gilardino, edhe pse agjenti i tij ka mohuar se ka pranuar ndonjë ofertë.

“Leni anash thashethemet që vijnë nga Napoli dhe Lyon. Nuk ka asgjë konkrete”, ka thënë agjenti i Gilardinos, Marcello Bonetto.

“Alberto duhet të mendojë se si t’ia dalë sa më mirë gjatë Kupës Botërore. Për mua, ai do të luajë në Fiorentina edhe në sezonin e ardhshëm”, ka shtuar Bonetto. /Telegrafi/