Telegrafi

Gijon ndal Realin

Të shtunën mbrëma Mbretërit kanë zhvilluar ndeshjen e javës së tetë, me ç’rast nuk kanë mundur të fitojnë përballë Sporting Gijonit, në një përballje ku barazimi ishte epilogu real nga ajo që u tregua në fushë nga të dyja skuadrat.

Me këtë barazim Reali pozicionohet në vend të parë me pikë të barabarta me Barcelonën, mirëpo Blaugranët të dielën do ta kenë mundësinë që të distancohen për tri pikë nga Los Blancos, nëse fitojnë kundër Real Zaragozas. /Telegrafi/