Telegrafi

Gijon befason Realin, por ‘Mbretërit’ kthehen shpejt në lojë (Video)

Sporting Gijon ka gjetur golin e parë në ndeshje ndaj Real Madridit.

Është sulmuesi Duje Cop, i cili ka shënuar gol nga afërsia për 1-0.

Goli i Copit erdhi në minutën e 14 pas asistimit të Mikel Vesga.

Ndërsa, vetëm tre minuta më vonë është Isco, i cili shënon një supergol për 1-1. /Telegrafi/