Milani ka fituar 5-1 në San Siro ndaj Sampdorias në kuadër të javës së 36-të në Serie A.
Pas vetëm nëntë minutash lojë, Brahim Diaz asistoi te Rafael Leao që realizoi për 1-0.
Mirëpo, Sampdoria i barazoi shifrat në 1-1 me golin e veteranit Fabio Quagliarella.
⏱️ 28'
Calmly converted by the big man! 🎯#MilanSampdoria 3-1 #SempreMilan@pumafootball pic.twitter.com/oBpNNf6tgA— AC Milan (@acmilan) May 20, 2023
Rossonerët nuk u zhgënjyen dhe e rikthyen epërsinë pas vetëm tre minutash me anë të Olivier Giroud, ndërsa Diaz ishte asistuesi (i dyti në ndeshje).
Gjashtë minuta nga goli i tij i parë, francezi realizoi edhe të dytin personal, të tretin për Milanin nga penalltia.
Në pjesën e dytë, radha erdhi për Diaz, që në minutën e 63-të realizoi për 4-1, me Sandro Tonalin që ishte asistuesi.
⏱️ 68'
Oli G hat-trick! ⚽⚽⚽#MilanSampdoria 5-1 #SempreMilan@pumafootball pic.twitter.com/g84ovKVmG6— AC Milan (@acmilan) May 20, 2023
Giroud e kompletoi het-trikun e tij pesë minuta nga goli i katërt, me Leaon që ishte asistuesi.
Pas javës së 36-të, Milani gjendet në vendin e pestë me 64 pikë, një më pak se Lazio që është në të katërtin, ndërsa në xhiron e 37-të do të kenë punë me Juventusin. /Telegrafi/