Ish-trajneri i Interit, Luigi ‘Gigi’ Simoni ka pohuar se Mauro Icardi dhe Ivan Perisic do të largohen nga klubi këtë verë.
Icardi dhe Perisic u shfaqën të afërt gjatë fitores 4-0 të Interut në Genoa – e cila ishte paraqitja e parë e sulmuesit pas afër dy muajve.
Por, Simoni nuk ishte i bindur nga ndreqja e marrëdhënies së tyre dhe sipas tij të dy do të largohen në afatin kalimtar.
“Ne kemi nevojë për harmoni në skuadër për të arritur rezultate. Ju nuk fitoni dhe nuk shkoni larg nëse ka probleme në dhomat e veshjeve”, ka thënë Simoni për FCInterNews.
“Lojtarët e sotëm janë më individualistë. Ata mendojnë për veten e tyre në radhë të parë dhe të mirë të ekipit në radhë të dytë. Mendoj se do të jetë me të vërtetë e vështirë për ta që të rregullojnë gjërat”.
“Një përpjekje nga klubi ishte e nevojshme për të mbrojtur trajnerin, i cili ka mbetur i vetëm”.
“Mendon se në fund të sezonit, të dy, Icardi dhe Perisic do të largohen nga klubi”, përfundoi trajneri i cili fitoi Kupën UEFA me Interin në sezonin 1997/98. /Telegrafi/