Modelja Bella Hadid, e veshur me nuancën që qëndron mes portokallies dhe rozës, del pa sytjena në rrugë dhe lë gojëhapur të gjithë.
Pa futuni pak në rol dhe imagjinoni rrugët e New York- ut, temperaturat e ulëta dhe kalimtarët të mbështjellë me xhupa dhe pallto dimërore. Njerëz që shkojnë, njerëz që vijnë dhe krejt papritur shfaqet Gigi Hadid.
E veshur me një këmishë të hollë, të cilën ia mban mbërthyer një kopsë e vetme. Një kopsë larg ekspozimit total ndaj të ftohtit!
Modelja u vesh e gjitha në ngjyrën e 2019- s, nuancën “Korali i gjallë” që qëndron mes portokallies dhe rozës.
Sigurisht fotot nxitën reagime të shumta, ku një pjesë e mirë e konsideroi veshjen tërësisht pa vend.
Pastaj pati nga ata që e morën me sportivitet dhe menduan se kjo është kostoja e të qenurit Gigi!