Gigi Hadid ka lansuar fushatën e saj më të re reklamuese.
Bukuroshja ka publikuar një sërë imazhesh në rrjetin social Instagram.
Ajo shfaqet në të kuqe në disa imazhe për revistën e njohur Harpers Bazaar.
Gigi Hadid duket e mrekullueshme në këto foto dhe vërteton epitetin e femrës më të bukur në botë.
Ajo konsiderohet edhe si modejla më e shtrenjtë në botë, por fushatat e saj reklamuese nuk ndalen asnjëherë.
Gigi Hadid së fundmi ka pasur periudhë të vështirë në jetën e saj.
Ajo është ndarë nga i dashuri i saj Zayn Malik, një ndarje që ka befasuar të gjithë adhuruesit e dyshes. /Telegrafi/