Site icon Telegrafi

Gigi Hadid shpjegon se si e fshehu shtatzëninë

Gigi Hadid do të presë fëmijën e saj të parë në shtator të këtij viti, ndërsa lajmin e tregoi nëna e saj, Yolanda Hadid, muaj më parë.

Mirëpo, modelja ka vendosur të mos shfaqë shumë nga shtatzënia e saj në rrjetet sociale.

Javën e kaluar, Gigi bëri një përjashtim të vogël, duke u përgjigjur në një pyetje nga një fanse e cila ishte habitur se si Gigi ishte në gjendje të fshihej duke qenë mbi gjashtë muaj shtatzënë.

“Si nuk ke bark? Unë jam katër muajshe shtatzënë dhe barku im është i madh, ti dukesh shkëlqyeshëm!”, shkroi fansja.

“Ky kënd dhe këmisha vërtet e madhe krijojnë një iluzion optik”, ka shkruar Gigi me një fytyrë të qeshur. “Nga anash është një histori ndryshe! Haha – të uroj më të mirën! Puthje”, ka shtuar modelja.

Ju mund ta shihni Gigin në atë këmishë më poshtë, gjatë lidhjes së saj direkte në Instagram me Sophia Roe, një kuzhiniere me qendër në New York dhe avokate.

Ato flisnin për atë që në të vërtetë do të ishte e nevojshme për të ndihmuar në arritjen e barazisë racore. Gigi nuk ka folur shumë për shtatzëninë e saj në përgjithësi, duke mbajtur fokusin kryesor në lëvizjen ‘Black Lives Matter’ në Instagramin e saj.

Lexo po ashtu Gigi Hadid flet për shtatzëninë gjatë Javëve të Modës

Hadid komentoi për herë të fundit për shtatzëninë e saj një lidhje direkte në Instagram për Maybelline. Ajo foli me grimerën e saj Erin Parsons për shtatzëninë gjatë muajit të modës dhe nëse fytyra e saj ka ndryshuar. /Telegrafi/

Exit mobile version