Telegrafi

Gigi Hadid shfaqet ‘topless’ në fotosesionin e fundit, ndërsa sjell disa imazhe provokuese

Ajo momentalisht është shtatzënë me fëmijën e saj të parë dhe thuhet se në shtator do ta sjellë në jetë.

Por, supermodelja duket se akoma është në formë pasi të hënën në llogarinë e saj personale, Instagram, ndau disa fotografi atraktive nga fotosesioni i saj i realizuar për herë të fundit.

E dashura e Zayn Malik pozoi ‘topless’ në botimin e radhës të ‘Chaos SixtyNine’s Chanel’, që i kushtohet shtëpisë franceze të modës.

Gigi Hadid (Foto: Chaos Sixty Nine)

Janë 13 kopertina për të zgjedhur nga numri i veçantë, ku përfshihen motra e saj Bella Hadid, Kendall Jenner, Adut Akech, Ever Anderson, Fran Summers, Imaan Hammam, Lila Moss, Stella Jones, Margaret Qualley, Mona Tougaard, Natasha Poly, dhe Vittoria Ceretti.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Gigi Hadid

Ndërkohë, përkundër marrëdhënies së mirë me të dashurin e saj, yllin e “One Direction”, Zayn Malik, 27 vjeçar, raportet e fundit theksojnë që çifti tani janë më të afërt se kurrë.

Një burim ka thënë për Us Weekly: “Ata janë më të afërt se kurrë. Gigi ka qenë duke jetuar në fermën e nënës së saj me Zayn. Tani ajo ëshë rikthyer në New York por planifikon të kaloj pjesën më të madhe në fermë”.

Gigi Hadid (Foto: Chaos Sixty Nine)

Hadid konfirmoi se po bëhet nënë në muajin prill, pas disa aludimeve që ishin shpërndarë nga burime të afërta me familjen e modeles.

Gigi dhe Zayn prej shumë vitesh shijojnë një romancë dashurie, të cilët tani do bëhen edhe prindër. /Telegrafi/

Gigi Hadid (Foto: Chaos Sixty Nine)
Gigi Hadid (Foto: Chaos Sixty Nine)

 

Gigi Hadid (Foto: Chaos Sixty Nine)