Site icon Telegrafi

Gigi Hadid shfaqet me një pozë joshëse, pranë saj gjendet edhe harta e Shqipërisë së Madhe (Foto)

Modelja e njohur Gigi Hadid është pa diskutim një nga modelet më joshëse në botë.

Ajo di gjithnjë të tërheq vëmendjen ngado që shkon, teksa eleganca dhe stili mbeten arma e saj e fortë.

Së fundmi, ajo ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram në të cilën shfaqet e bukur dhe me stil si gjithnjë, teksa pranë saj gjendet një veturë, në xhamin e së cilës ka diçka që çdo shqiptar do ta vinte re.

Lexo po ashtu Gigi Hadid vazhdon të shfaqet sensuale (Foto)

Vetura pranë së cilës ndodhej afër, Gigi kishte të printuar në xhamin e prapmë të saj një hartë të Shqipërisë së Madhe, të ngjyrosur kuq e zi me imazhin e flamurit shqiptar.

Mesa duket makina mund të ketë qenë e një shqiptari, i cili ndodhej rastësisht shumë pranë modeles me famë botërore. /Telegrafi/

Gigi Hadid
Exit mobile version