Telegrafi

Gigi Hadid shfaqet joshëse në setin fotografik për Krishtlindje (Foto)

Gigi Hadid është një nga modelet më në zë të momentit.

Dhe kjo jo vetëm për debutimet e saj në pasarela, por edhe për qëndrimin e saj ndaj fenomeneve të ndryshme siç është edhe të pranuarit e vetes ashtu siç je.

Më herët gjatë kësaj jave Gigi në fotot për kalendarin “Love” na tregoi aftësitë në boks, por vazhdon të mbajë veshjen sportive dhe për festimet e pushimeve në New York, si pjesë e punës së saj si ambasadore e Reebok.

Modelja 22-vjeçare mjaft seksi shfaqet me veshjet e firmës dhe një kapuç Babagjyshi të personalizuar.

“Unë i shkruaj kartolinat vetë çdo Krishtlindje. Gjithmonë i kujtoj kartolinat të shkruara me dorë. Mbaj çdo të tillë që më dërgon kushdo, dhe kanë mjaft domethënie për mua”, ka thënë Gigi.

Gigi ishte protagoniste e datës 11 dhjetor në kalendarin e revistës “Love”, ku shfaqej e veshur me koleksionin e saj të veshjeve sportive, ndërsa ushtrohet me një elasticitet për t’u pasur zili. /Telegrafi/