Gigi Hadid dukej rrezatuese si kurrë më parë, teksa mori pjesë në darkën e “Miu Miu” pas shfaqjes gjatë Javës së Modës në Paris të martën.
Modelja, 28 vjeçe, zgjodhi një dukje më rastësore për eventin, teksa bashkoi një bluzë të bardhë me një fund të zi deri tek gjuri.
Bukuroshja ka veshur edhe një palë geta të zeza dhe kishte vendosur taka të njëjta, shkruan DailyMail.
Gigi shtoi në veshjen e saj me një xhaketë ngjyrë bezhë dhe komplimentoi veshjen e saj me një rrip të zi dhe një çantë “clutch”.
Duke lënë flokët e saj bionde të lëshohen poshtë shpatullave, ajo e kompletoi pamjen e saj me një gjerdan të thjeshtë floriri.
Gigi aktualisht është në lidhje me aktorin Bradley Cooper. Dyshja konfirmuan lidhjen e tyre duke u kapur për dore në Londër muajin e kaluar. /Telegrafi/