Site icon Telegrafi

Gigi Hadid riposton fotografinë e modeles shqiptare, e cila shfaqet me koleksionin e ri të saj në bashkëpunim me ‘Reebok’

Në fillim të këtij muaji, supermodelja Gigi Hadid ka lansuar linjën e saj të veshjeve në bashkëpunim me “Reebok”.

Ajo ka dizajnuar një koleksion rrobash sportive me “Reebok”, dhe nuk ka dyshim se do të mahniteni nga krijimtaria e saj.

Ylli, që tashmë ka pushtuar pasarelat e modës, ka prezantuar dy nga dizajnet e para, një kostum sportiv me ngjyrë të zezë dhe të verdhë, si edhe një me ngjyrë të bardhë e portokalli.

Së fundmi, ajo që tërhoqi vëmendje ishte dukja tërheqëse e “Miss Universe Albania 2018”, Trejsi Sejdini.

Bukuroshja shqiptare në llogarinë personale, Instagram, publikoi një fotografi e veshur me tuta sportive të krijuara nga modelja botërore.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Gigi Hadid

Të njëjtën fotografi e ka ripostuar edhe Hadid në InstaStory me përshkrimin “Reebok & Gigi”.

Gigi Hadid (Foto: Instagram)

Gigi gjatë kësaj kohe ka qenë cak i tabloideve të huaja, pasi u shkarkua si anëtare e jurisë në rastin e gjykimit të producentit të njohur amerikan, Harvey Weinstein. /Telegrafi/

Gigi Hadid (Foto: Yahoo)
Exit mobile version