Modelja e njohur, Gigi Hadid, u shfaq me stil në një event të parfumit ‘Rabanne’ në New York, duke veshur një fustan të verdhë elegant, të kombinuar me një pallto transparente në ngjyrë ari.
Megjithatë, 29-vjeçarja pësoi një incident të vogël në garderobë, pasi fustani i saj kishte një çarje të papritur.
Pavarësisht situatës, Hadid e përballoi me elegancë dhe vazhdoi të shijonte eventin, duke ruajtur buzëqeshjen, shkruan DailyMail.
Pamja e saj ishte e koordinuar për të reflektuar shishen e parfumit ‘Million Gold’, të cilin ajo ka promovuar që nga shkurti.
Në një intervistë të fundit për ‘Vogue’, Gigi foli për marrëdhënien e saj me aktorin Bradley Cooper, duke e përshkruar atë si një përvojë të natyrshme dhe të këndshme.
Ajo gjithashtu ndau detaje mbi bashkëprindërimin e vajzës së saj Khai me ish-partnerin Zayn Malik, duke theksuar se të dy kanë ndërtuar një marrëdhënie të bazuar në respekt dhe mbështetje të ndërsjellë.
Hadid dhe Cooper janë të lidhur që nga tetori 2023, dhe modelja e përshkroi atë si një person që e mbështet dhe e inkurajon si krijuese. /Telegrafi/