Bjondja bukuroshe Gigi Hadid ka shkëlyer të premten mbrëma në pasarelë, në shfaqjen e markës Versace.
Modelja ka pozuar për koleksionin e ri të markës së njohur të modës në Milano.
Ajo dukej tepër tërheqëse me një fustan të zi, mjaft elegant të hapur te pjesa para, me disa shirita dekorativ në pjesën anësore.
Modele të tjera që ecën në shfaqje ishin Adriana Lima dhe Karlie Kloss, ndërsa Anna Wintour është në rreshtin e parë.