Super modelja Gigi Hadid është shquar gjithmonë për veshjen e saj. Ajo ka qenë e kujdesshme dhe thuajse gati në çdo paraqitje televizive ka qenë “in” sa i përket modës.
Së fundmi ajo është kritikuar për veshjen e saj, në një koncert në Dubai.
Gigi kishte veshur një palë pantallona shumë të ngushta të ndërlidhura me bluzën lart, e tëra në ngjyrat bardh e zi.
Kritikët e modës e cilësuan si të tmerrshëm paraqitjen e saj, duke thënë se ishte zhgënjyese teksa nxirrte më shumë se ç’duhet në pah trupin e saj shumë të hollë. /Telegrafi/