Site icon Telegrafi

Gigi Hadid konfirmon ri-bashkimin me Zayn Malik përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale

Ata u ndanë në mars, por u vërsulën të puthnin njëri-tjetrin në fund të prillit.

Dhe këtë mbrëmje të së martës, Gigi Hadid dhe Zayn Malik, zyrtarizuan ri-bashkimin e tyre përmes një fotografie të hedhur në InstaStory, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

Gigi, 23 vjeç, shtiu një shikim enigmatik në aparatin e saj të telefonit pasi Zayn u shfaq duke i dhuruar një puthje bukuroshes Hadid.

Megjithëse fytyra e Zayn nuk ishte e dukshme në kamera, 25-vjeçari i lindur në Bradford mund të identifikohej nga një tatuazh i shahut në hrahun e majtë.

Ai dukej se ishte pa këmishë, ndërsa Gigi shfaqej mjaft atraktive e veshur në të zezë.

Gigi dhe Zayn filluan të datojnë me njëri-tjetrin rreth dy vite më parë.

Pak pasi Gigi dhe Zayn zbuluan publikisht ndarjen e tyre, ai kishte tatuazhe të shumta të aplikuara brenda një jave, duke përfshirë numrin 25 – moshën e tij, tatuazh të cilin e kishte realizuar në qafë.

Në fund të prillit, DailyMail përfitoi ekskluzivisht fotot e Gigi dhe Zayn duke ndarë një puthje në një trotuar të qytetit të Nju Jorkut.

Ndërsa së fundmi, ata e konfirmuan edhe vet ri-bashkimin e tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version