Gigi Hadid po flet më shumë për shtatzëninë e saj.
Lajmi që modelja 25 vjeçare, po pret fëmijë me të dashurin Zayn Malik shpërtheu muajin e kaluar, jo shumë kohë pasi kishte përfunduar Java e Modës në New York, Londër, Milano dhe Paris, transmeton Telegrafi.
Në një bisedë me artistin e grimit të Maybelline, Erin Parsons, Hadid zbuloi se ajo në të vërtetë ecte në pistat e modës ndërsa ishte shtatzënë, gjë që mund të ketë ndikuar në mënyrën se si dukej.
“Njerëzit mendojnë se bëj mbushëse në fytyrën time, dhe kjo është arsyeja pse fytyra ime është e rrumbullakët, këtë problem me fjalët e kam pasur që nga lindja. Sidomos në Javët e Modës, kur isha tashmë, disa muajsh shtatzënë”, shpjegoi ylli.
Gigi Hadid on whether pregnancy has changed her face shape: “I think I already had the cheeks already, so it’s not like there’s a lot to fill in.” pic.twitter.com/thIidgA4YV
— Alyssa Bailey (@alyssabailey) May 20, 2020
Supermodelja nuk e lejoi që shtatzënia e saj të ngadalësonte planet e saj: ajo eci në pistë për Marc Jacobs, Tom Ford, Burberry, Fendi, Prada, Versace, Chanel dhe më shumë. Gigit iu bashkua edhe motra Bella dhe mamaja Yolanda për shfaqjen Off-White të Virgil Abloh.
Kur Parson tha pyetjen të cilën e kishte në mendje, nëse fytyra e Hadid do të ndryshonte edhe më shumë së bashku me trupin e saj, Gigi kishte përgjigjje.
“Ndoshta. Mos u shqetëso. Jam e lumtur me procesin natyror të jetës”, tha Hadid. /Telegrafi/