Gigi Hadid vazhdon të jetë ndër modelet më të popullarizuara në botën e modelingut.
Ajo gjatë ditës së sotme (e premte) feston ditëlindjen e saj të 26-të, duke marrë kështu urime të shumta, shkruan Daily Mail.
Modelja, e cila shtatorin e kaluar u bë nënë për herë të parë, u mahnit nga një mesazh nga nëna e saj.
Në një postim në rrjetin social Instagram, Yonda ka shpërndarë imazhe me bukuroshen duke uruar për më të mirat.
“Gjithmonë kamë qenë krenare me vajzën që u rrit nën sytë e mi për gjithë këto vite”, ishte një nga shkrimet e saj.
Po ashtu, Gigi pranoi edhe urime të tilla nga familjarët e tjerë, kolegë dhe mbështetësit e saj. /Telegrafi/