Gigi Hadid ka hequr dorë nga flokët biondë me të cilët e mbajmë mend historikisht
Supermodelja e zëvendësoi ngjyrën e saj të preferuar me një ngjyre të re të kuqërremtë xhinxheri, që duket se është kthyer në fiksimin e saj.
Fansat mbetën të suprizuar, pasi Gigi nuk ka bërë një ndryshim kaq të madh asnjëherë. Mirëpo, duket se ajo u frymëzua për t’i lyer flokët në këtë ngjyrë pasi pa “The Queen’s Gambit” në Netflix.
Pamjen e re e publikoi vetë Hadid në Instagram, ku fillimisht ndau disa fotografi gjatë procesit të lyerjes, ndërsa më pas publikoi pamjen e përfunduar.
Ajo ia besoi pamjen floktarit Panos Papandrianos, i cili realizoi një ngjyrë të guximshme xhinxheri, që është perfekte për këdo që dëshiron të eksperimentojë me flokët e kuqërremtë, por nuk dëshiron një ngjyrë zjarri.
Në fakt, ndër ngjyrat më në trend të pranverës së këtij viti është pa dyshim kjo e kuqe xhinxheri. Duke qenë se e aprovoi edhe Gigi, s’na mbetet gjë tjetër për të thënë.