Gigi Hadid po shfaqte figurën e saj të dobët në një set të ri fotografik për markën e saj që u nda të enjten.
Imazhet ishin për koleksionin “Guest in Residence Pranverë/Verë 2024”.
Hadid kishte veshur pantallona të shkurta dhe një bluzë të shkurtë, teksa pozonte pranë një shatërvani pasi dukej se ishte në humor, shkruan DailyMail.
28-vjeçarja u pa gjithashtu duke modeluar pantallona të gjera dhe këmisha, teksa punon në linjën e saj të modës që lançoi vitin e kaluar.
Kjo vjen pas raportimeve se motra bionde e Bella Hadid është ‘e dashuruar’ me Bradley Cooper.
Aktori 49-vjeçar dhe Gigi u panë të kapur për dore në rrugët e Londrës në shkurt. /Telegrafi/