Ajo është një ndër modelet më seksi të globit dhe shumë femra ia kanë zili format trupore.
Bëhet fjalë për Gigi Hadid, e cila ka dhënë një intervistë për revistën e mirënjohur Vogue, teksa ka treguar për një dobësi në trup.
Bukuroshja palestineze ka treguar se ka luftuar me sëmundjen e Hashimotos (një çrregullim autoimun ku antitrupat e drejtuara kundër gjëndrës tiroide të çojnë në inflamacion kronik) që i ka shkaktuar të humbasë peshë.
Ajo ka thënë ndër të tjerash se është e vetëdijshme se ka humbur peshë dhe se po ushqehet pa kontroll, e cila gjë po shpreson që t’i rrit të pasmet.
“Po, e di që jam e dobët. E shikoj veten në pasqyrë. Jam duke u përpjekur që të ha shumë hamburgera dhe të bëjë ushtrime në palestër. Dua t’i rris të pasmet pasi i kam të vogla”, tha ndër të tjerash bukuroshja.
Gigi foli edhe për lëvizjen #MeToo në industrinë e modelimit gjatë bisedës dhe tregon se nuk ka presion në këtë punë.
Ndryshe, Gigin do ta shohim edhe në shumë projekte të modës nëpër pasarela të ndryshme të botës. /Telegrafi/