Telegrafi

Gigi Hadid dhe Zayn Malik thuhet se janë martuar

Zayn Malik dhe Gigi Hadid (Foto: Getty Images)

Zayn Malik dhe Gigi Hadid besohet se janë martuar fshehurazi sipas bashkëpunëtores së këngëtarit, Ingrid Michaelson.

Ylli i “One Direction” dhe supermodelja amerikane thuhet se tashmë janë martuar por që i kanë mbajtur gjërat për vete pasi janë jashtëzakonisht privatë.

Gjatë një bisede të drejtpërdrejtë në Instagram, Michaelson tha se krijuesi i “Pillow Talk” është një ‘person shumë privat dhe tani ai është martuar dhe ka një fëmijë, kështu që ai bën gjërat që dëshiron të bëjë’.

Menjëherë pas kësaj, reagimet ‘shpërthyen’ në rrjete sociale duke komentuar për Zayn dhe Gigi.

“Unë e di që ne kurrë nuk kemi pasur një shans, por tani Zayn është martuar kështu që ëndrrat tona janë shkatërruar. Gjithsesi, e lumtur për Zayn dhe Gigi”, tha një fanse.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Gigi Hadid

“Zayn është martuar bëhet trend në Twitter pas deklaratës së Ingrid Michaelson”, tha një tjetër.

 

Sidoqoftë, deri më tani nuk ka pasur ndonjë reagim nga vet protagonistët e kësaj romance. /Telegrafi/