Telegrafi

Gigi Hadid detyrohet të sqarojë se nuk i ka postuar mesazhet raciste dhe antisemitike

Gigi Hadid (Foto: John Lamparski/Getty Images/Guliver)

Supermodelja Gigi Hadid e ka distancuar veten nga një sërë mesazhesh raciste dhe antisemitike, të publikuara në profilin e saj në Twitter.

Në rrjetin social të bukuroshes janë publikuar një sërë komentesh ofenduese që kanë nxitur reagimin e fansave.

Disa prej tyre iu dedikohen njerëzve me ngjyrë duke i ofenduar në baza racore, ndërsa ka edhe të tillë, si: “Do të doja që Gjermania të fitonte Luftën e Dytë Botërore”, si edhe: “Hitleri nuk bëri asgjë të keqe”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Gigi Hadid

Përdoruesit e Twitterit kanë reaguar menjëherë kundrejt 24-vjeçares, mirëpo ajo e ka bërë të qartë se postimet nuk janë bërë nga Gigi.

(Foto: InstaStory/gigihadid)

Hadid ka vendosur të sqarojë përmes Instagramit se nuk është ajo që i ka bërë ato postime, duke shkruar se ia kanë hakuar profilin në Twitter. /Telegrafi/