Supermodelja Gigi Hadid e ka distancuar veten nga një sërë mesazhesh raciste dhe antisemitike, të publikuara në profilin e saj në Twitter.
Në rrjetin social të bukuroshes janë publikuar një sërë komentesh ofenduese që kanë nxitur reagimin e fansave.
Disa prej tyre iu dedikohen njerëzve me ngjyrë duke i ofenduar në baza racore, ndërsa ka edhe të tillë, si: “Do të doja që Gjermania të fitonte Luftën e Dytë Botërore”, si edhe: “Hitleri nuk bëri asgjë të keqe”.
Përdoruesit e Twitterit kanë reaguar menjëherë kundrejt 24-vjeçares, mirëpo ajo e ka bërë të qartë se postimet nuk janë bërë nga Gigi.
Hadid ka vendosur të sqarojë përmes Instagramit se nuk është ajo që i ka bërë ato postime, duke shkruar se ia kanë hakuar profilin në Twitter. /Telegrafi/