Site icon Telegrafi

Gigi Hadid detyrohet të ecë me një këpucë në pasarelë në New York (Video)

Gigi Hadid është një nga modelet më të zonja të momentit dhe këtë e tregoi më së miri në pasarelë të hënën, ku u detyrua të ecte me një këpucë.

22-vjeçarja e kaloi më së miri këtë problem në New York Fashion Week, pavarësisht se humbi një nga takat e saj para se të dilte në sfilatën e Anna Sui, shkruan TCH.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga yjet seksi shqiptare (Foto/Video)

Duke treguar profesionalizmin e saj, Gigi u detyrua të ecte me një takë.

Ende nuk dihet se çfarë kishte ndodhur dhe pse nuk arriti të përfundonte ndërrimin e veshjes, por ajo evitoi ndonjë rrëzim të mundshëm në mënyrë perfekte.

Gigi Hadid konsiderohet prej modeleve më të shtrenjta në botë.

Ajo dallohet për bukurinë e saj të pakontestueshme.

Gigi është në lidhje me Zayn Malik tash e sa kohë.

https://youtu.be/3DhNz6fwfvo

Exit mobile version