Site icon Telegrafi

Gigi dhe vëllai i saj Anwar Hadid pushtojnë revistën Vogue (Foto)

A kanë bërë ndonjëherë foto të keqe këta të dy?

Supermodelja Gigi Hadid, dhe vëllai i saj Anwar Hadid do të jenë epiqendra e numrit të revistës britanike “Vogue” për muajin mars.

Të fotografuar nga fotografi i njohur i modës Mario Testino, motër e vëlla qëndrojnë krah për krah, ndërkohë që Gigi është e vetme në kopërtinën e revistës. 17 vjeçari, anëtari më i ri i familjes Hadid, nuk është i njohur për pozat krah motrave të tij, pasi ai ka pozuar edhe me Bella-n për fushatën e “Zadig & Voltaire Pranverë/Verë 2017”.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga yjet seksi shqiptare (Foto/Video)

Anwar ka modeluar edhe për revistat e njohura si Teen Vogue, Hugo Boss edhe shumë të tjera. Nuk është hera e parë që Gigi ka pushtuar kopertinën e kësaj reviste prestigjioze.

Në këtë numër, ajo flet për karrierën e modelingut, si dhe për të dashurin Zayn, ku thekson se e adhuron kohën kur qëndron në LA, pasi mund të qëndrojë me të, të bëjë art dhe të gatuajë. /inTV/Telegrafi/

 

Exit mobile version