Telegrafi

Giggs: Unitedit i duhen edhe pesë transferime

Ryan Giggs ka thënë se Manchester United ka nevojë që t’i transferojë edhe pesë lojtarë në mënyrë që të rikthehet në majat e futbollit.

Ole Gunnar Solskjaer i bëri disa transferime në afatin kalimtar të verës, mirëpo në këtë sezon nuk po i merr rezultatet e pritura.

Legjenda e Djajve të Kuq ka thënë se lojtarët po performojnë mirë, por që duhet të transferojnë lojtarë të dëshmuar.

“Ata (United) kanë nevojë për katër apo pesë lojtarë. Solskjaer ka transferua në këtë verë tre lojtarë, mirëpo ai ndoshta ka nevojë për shtatë apo tetë”, ka thënë Giggs.

“Por, ju nuk mund ta bëni atë në një afat kalimtar, kështu që ju duhet të jeni të durueshëm dhe të transferoni lojtarë cilësor”.

“Kultura e transferimeve të lojtarëve ka ndryshuar dhe duhet të keni kujdes. U duhet më shumë kohë”, ka shtuar më tej ai.

Në këtë verë që shkoi në Old Trafford u transferuan lojtarët si, Harry Maguire për 87 milionë euro, e që u bë mbrojtësi më i shtrenjtë në histori të futbollit, Aaron Wan-Bissaka dhe Daniel James. /Telegrafi/