Telegrafi

Giggs: Ndeshjet ndaj Cityt, të mëdha

“Rivaliteti ka ekzistuar gjithmonë, por tani ka pësuar një rritje drastike marrë parasysh shpenzimet që kanë bërë. E ndjeva këtë që në ndeshjen e parë sezonin e kaluar. Entuziazmi para derbit ishte i madh. E tërë bota po shikonte”.

“Ata po shikonin ekipin më të madh në botë, që jemi ne dhe ekipin më të pasur në botë, që janë ata. Është mirë për vetë qytetin e Mançesterit që ekziston një interesim i tillë”, ka thënë Giggs. /Telegrafi/