Telegrafi

Giggs mund të rikthehet në kombëtare

Ish-kapiteni i Uellsit i dha fund karrierës me kombëtaren në vitin 2007. Por tash Giggs thotë se do të mendonte për idenë për t’u rikthyer në kombëtare.

“Është diçka të cilën duhet ta diskutoj me John Toshak dhe Sir Alex Ferguson. Nuk e përjashtoj këtë ide. Nëse marr ftesë, do të mendoj për këtë. Nuk e mohoj”, ka thënë Giggs. /Telegrafi/